Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Një banor i verbër bëhet pjesë e BBV, për herë të parë në histori! 23/12/2025
“Po ti a s’je i martuar?”/ Përkëdheljet dhe afrimiteti Miri-Selina ndezin debatet në BBV  23/12/2025
“Selvija më mban gjallë”, Nëna e Shpatit ka një mesazh për të gjithë! 23/12/2025
Nga ekrani në familje, Ueda dhe Arlindi rrëfejnë dashurinë! 23/12/2025
Egla ironizon Luizin? Një dramë e re mund të jetë duke u dukur në horizont! 23/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Lajme

“Jeni mësuar të blini njerëz dhe këngë”. Mes Kozetës dhe Florit nuk paska mbaruar ende

01/06/2021
in Lajme
Reading Time: 4 mins read
A A
“Mbetëm në dorën tënde të na votosh e të na vendosësh epitete”. Pse Flori i ktheu një përgjigje publike Kozeta Kurtit?

Prej mbrëmjes së kaluar në rrjet ka plasur një debat në distancë mes Flor Mumajesit dhe Kozeta Kurtit, nisur nga një shkrim që kjo e fundit shkroi pas përfundimit të rolit të saj si pjesë e jurisë së ‘Kënga Magjike’. Mbase po të mos kishte reaguar Flori, shkrimi që bëri Kozeta nuk do kishte marrë kaq shumë vëmendje, por ja që reagimi i tij ndezi gjakrat. Një ditë pas finales së ‘Kënga Magjike 2021’, pas debatit në studio e përballë këngëtarëve, Kozeta e shprehu mendimin e saj për këtë edicion edhe online. Ndër të tjera, në shkrim ishte përdoror edhe termi ‘sylesh’ (pa përmendur emra se me kë e kishte), gjithashtu ish thënë se Alban Ramosaj nuk e mbrojti këngën e tij.





Kaq mjaftoi që Flori të mblidhte disa prej fjalive më pikante të analizës së gjatë të Kozetës dhe e publikoi në ‘Instagram’ bashkë me opinionin e tij.

“Një shkrim i nxitur nga mllefi kolektiv. Ftoj të gjithë syleshët që morën pjesë në festival që nga fituesi e deri tek ata që nuk patën mundësi të kualifikohen, të mos ndihen sylesh. Kam shkëputur nga shkrimi vetëm thikat e panevojshme. Çfarë arrogance për të gjithë ne syleshët që mbetëm në dorën tënde, të na votosh dhe të na vendosësh epitete më pas! Bravo! Të lumtë! Mbase e meritojmë të na votosh si të duash, por të lutem përtej kësaj mos e mpreh shpatën pa numëruar deri në 10. P. S. : si mikeshë që të kam edhe pse nuk shquhem për të numëruar deri në 10 po bëj”, shkruajti Flori.


Pas tij, Alban Ramosaj, Bruno, Klajdi, e të tjerë personazhe publikë nisën të reagojnë me anë të disa imazheve ku shfaqen me vetulla të trasha e mustaqe si për të ironizuar termin ‘sylesh’ që sipas tyre ua faturoi Kozeta.

E pasi ndoqi me vëmendje gjithë këtë rrëmujë të shkaktuar (pas shumë tag-esh nëpër foto e postime), Kozeta u ul edhe njëherë të shkruajë për të sqaruar njëherë e mirë termin ‘sylesh’, eskortë dhe pozicionin  e saj në këtë histori.

“Tri pikëshat na qenkan fyer se unë paskam krahasuar artistët me eskortat. Në fakt jo, unë kam ‘krahasuar’ eskortat me artistët; çka do të thotë që fshehur nën kostumin e artistëve punonjës dhe punonjëse të seksit të luksit ‘bëjnë’ muzikë (edhe biznes, edhe modë, edhe këshillim), por veçova muzikën, sepse po flisja për një ngjarje me kryefjalë muzikën. Nëse ndonjëri/ndonjëra brenda apo jashtë ‘Këngës Magjike’, mendon qoftë edhe një nano sekond për veten  se po shihet nga dikush si eskortë, më vjen shumë keq! Është problemi i saj/tij/tyre, jo imi. I këshilloj terapi te psikologu të rrisë vetëvlerësimin”, shkruan Kozeta.

E më tej sqaron me detaje pse përdori termin ‘sylesh’.

“Nuk e kuptova pse tre pikëshave u ka pëlqyer të vetëquhen “syleshë”, dhe i mbushën profilet me ca foto e video te tmerrshme me mustaqe mbi sy, kur në fakt kjo është një përgjigje për ATA QË SHKRUAJNË… me profile pa identitet (u jam referuar komenteve në faqet zyrtare të Klanit, të së Dielës dhe Këngës Magjike dhe unë nuk di ta ketë thënë ndonjë tri pikësh këtë përveç meje vetë dhe Erik Lloshit, por edhe kjo tre orë pas publikimit të artikullit). Dhe tani që u kujtova, tri pikëshat dhe gjithë të tjerët më kishin përballë në Post Festival e nëse kishin ndonjë gjë, pse s’e thanë aty, mua apo kujtdo ndaj të cilit kishin një pyetje, por pritën me ‘shpërthy’ në Instagram. Ju nuk ju dhemb as eskorta, as syleshi, por E VËRTETA”, pranon Kurti.

E për ta mbyllur, u tregua edhe më e ashpër, por pasi theksoi edhe më kontributin e ‘Threedots-ave’ në muzikën shqiptare. “Ju mund të jeni të mësuar të menaxhoni zërat dhe lajmet kundër, mund të jeni mësuar të blini njerëz dhe këngë, duke i mohuar të drejtën e autorësisë njerëzve të talentuar, (kjo nuk do të thotë që nuk njoh kontributet e jashtëzakonshme që keni) por keni harruar se në këtë planet ka edhe nga ata që s’kanë asnjë arsye dhe asnjë interes t’ju fshijnë djersët e t’ju bëjnë fresk. Në fund, ju falënderoj pa masë që më dhatë mundësinë që tri pikëshin e fundit ta gjuaj unë”, e mbyll fjalën Kozeta.

Gjithçka me sa duket filloi në skenën e ‘Këngës Magjike’, vazhdoi në rrjet dhe krijoi një hidh-e-prit pa lëshuar pe nga asnjë prej palëve. Mbase tani edhe u mbyll, po në rrjet, para syvë e veshëve të të gjithëve. As Flori as Kozeta duket se nuk e kanë dëshiruar ta sqarohen në mënyrë private, pavarësisht se siç Flori ka thënë në shkrimin e tij, Kozetën e ka mikeshë./revistawho.com

Tags: debatkenga magjikekozeta dhe florisylesh
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore
Lajme

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore

11/11/2025
“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër
Lajme

“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër

11/11/2025
“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion
Lajme

“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion

11/11/2025
“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet
Lajme

“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet

11/11/2025
“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”
Lajme

“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”

11/11/2025
Çfarë është 17 tetori: Dita e faljes së ish-it (ose ish-es)
Lajme

Çfarë është 17 tetori: Dita e faljes së ish-it (ose ish-es)

17/10/2025
Next Post
Fotot e dasmës së Ariana Grande thyejnë rekordet historike të ‘Instagramit’

Fotot e dasmës së Ariana Grande thyejnë rekordet historike të ‘Instagramit’








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera