Më 9 qershor hapet në Shqipëri akademia më e re e makeup-it, e thonjve, e flokëve. Një super lajm ky për të gjithë të rinjtë që janë të apasionuar dhe duan të mësojnë nga mjeshtra të ndryshëm rreth bukurisë.
Akademia do mbledhë bashkë mjeshtrat e makeup-it, shqiptarë dhe të huaj që do japin masterclass. Në 9 qershor mësimi nis me Arbër Bytyqin, një nga makeup artistët më të njohur në Kosovë.
Çertifikatat do jenë të vulosura dhe do njihen ndërkombëtarisht. Të gjithë të regjistruarit mund të kontaktojnë në Muse Academy.









