Jennifer Aniston nuk do e kishte aspak problem e do thonte hapur që ka fjetur me David Schimmer. Megjithatë marrëdhënia e tyre nuk ka qenë kurrë fizike. “Me siguri do e thoja me krenari që kam fjetur me Schwimmer, nëse do ndodhte, por jo”-tha aktorja 52-vjeçare në një intervistë për “SiriusXM show”.
“Ne kishim marrëdhëniet tona dhe kurrë nuk ishte koha e duhur. Nuk do funksiononte. E bukura është se ndjenjat që kemi patur i përçuam përmes Ross dhe Rachel. Prandaj pati sukses”-tha Aniston.







