Jennifer Aniston thotë se ka ndaluar së marri personalisht thashethemet për shtatzëninë. Aktorja foli për “The Hollywood Reporter” për supozimet e jetës së saj personale mendimet e disa njerëzve se ajo zgjodhi karrierën mbi fëmijët.
“Kur e stakon trurin më pas zhdukesh sa të mundesh, argëtohesh, merr përsipër këto role të çuditshme, nuk e vret mendjen, kënaqesh, kujton se ke një grup të mrekullueshëm miqsh dhe jeta jote është e bekuar dhe ti bën më të mirën që mundesh. Unë i merrja të gjitha shumë personalisht. Ndihesha diku: ‘As nuk ja kanë idenë se çfarë po ndodh me mua personalisht, nga ana mjekësore, pse nuk mundem ose a mund të kem fëmijë?’ Ata nuk dinë asgjë, dhe ishte vërtet lënduese dhe thjesht diçka e keqe”, tha Jennifer.
Jennifer Aniston shprehet se tani situata ka ndryshuar, pasi edhe personat e thjeshtë, pyesin dhe tregohen shumë mizorë sipas saj./revistawho.com








