Jennifer Garner ja ka dhënë bekimin për së largu, ish-bashkëshortit të saj Ben Affleck dhe Jennifer Lopez. Të paktn këtë kanë thënë burime pranë saj për ‘Us Weekly’.
“JLo e ka aprovimin e Jennifer. Ato janë takuar ndër vite kur u janë hasur rrugët dhe JLo mendon se ish bashkëshortja e partnerit të saj është një nënë dhe njeri i mrekulleshëm”, shprehen burimet.
Garner dhe Aflleck kanë qenë të martuar nga 2005-2015, ndërsa divorcin e finalizuan në 2018-ën. Ata kanë tre fëmijë./revistawho.com