Jessica Biel po suporton bashkëshortin e saj Justin Timberlake në një kohë kur ka nevojë më shumë se kurrë. Ai kërkoi publikisht falje për gabimet e së shkuarës dhe mënyrën si ka trajtuar dy ish-të dashurat e tij, Britney Spears dhe Janet Jackson. Justin shkroi një fjalim të gjatë duke thënë se ka qenë ‘injorant’ dhe i papjekur. Ndërkohë që sjellja e tij ka kontribuar në problemet e mëdha që kanë shenjuar jetën e dy këngëtareve. Mes gjithë zhurmës nuk i shpëtoi vëmendjes komenti i Jessicës, e cila shkruan shkurt dhe qartë: “Të dua”, duke treguar kështu se është krah bashkëshortit të saj.
Deklarata e Justin vjen pas publikimit të dokumentarit dedikuar jetës së Britney Spears./revistawho.com








