Gjatë kësaj kohe në karantinë, VIP-at kanë qenë edhe më aktivë në Instagram, jo vetëm me receta gatimesh, momente familjare, por edhe me postime të cilat ndoshta po të mos ishte karantina me siguri nuk do t’i shihnim kurrë. Ata kanë hapur arkivat dhe kanë nisur të postojnë foto nga kujtimet, kur ishin në moshë më të vogël dhe me një pamje ndryshe nga sot.
Alban Skënderaj gjatë këtyre ditëve postoi disa foto nga kujtimet me Miriamin dhe madje tregoi se nuk i mori leje bashkëshortes. “Neve çifti perfekt. Na falni por ishim të rinj”- shkruante Albani në postimin ku ai dhe Miriami shfaqeshin duke bërë fytyra qesharake. Në një postim tjetër, Miriami shfaqej me një bluzë me barkun jashtë, ashtu siç ishte moda asokohe. “Post direkt nga bodrumi pa leje”-shprehet Albani me humor.
Anxhela Peristeri ka postuar foto nga performancat e saj të dikurshme ku shfaqej me një look ndryshe nga sot. Në një foto Anxhela shfaqet bjonde dhe fansat i kanë bërë shumë komplimenta me këtë pamje. Ashtu si personazhet e tjerë të showbizit edhe Anxhela ka qëndruar shumë aktive këtë periudhë në rrjete sociale duke postuar edhe video nga klipet e saj.
Ndërsa Armina Mevlani na ka kthyer pas në kohë me fotot e saj nga adoleshenca. Ajo poston shpesh foto nga arkivat duke kujtuar me mall kujtimet apo duke na treguar look-un e dikurshëm.
Tuna gjithashtu ka hapur albumet e vjetra për të postuar një foto kur ishte bebe. Këngëtarja shfaqet në shtrat pas dushit, e mbështjellë me peshqir teksa e ëma kujdeset për të. Kjo është ndër fotot më të rralla të vjetra nga Tuna pasi këngëtarja tregohet e rezervuar për jetën private.
Getoar Selimi gjithashtu është bërë nostalgjik gjatë këtyre ditëve. Reperi ka postuar një foto nga koha kur babai i tij ishte ushtar. Në foto Getoari shfaqet në një moshë shumë të vogël, krah dy prindërve të tij.
Aurela Gaçe poston shpesh foto nga kujtimet, por këto ditë ka vendosur të publikojë edhe më shumë foto nga albumet e vjetra. Këngëtarja në një prej fotove shfaqet me mikun e saj, Dashnor Dikun ndërsa në një tjetër duke pozuar në shtëpinë e dajos në Llakatund, Vlorë. Aurela shkruan se asokohe çfarë nuk dëgjonte për shkak se kishte veshur minifund. Pak muaj pasi ishte realizuar kjo foto, në dhjetor 1993 ajo mori pjesë për herë të parë në Festivalin e Këngës./revistawho.com