• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Victoria Beckham feston ditëlindjen në karantinë dhe gjen mënyrën ideale për të kaluar bukur

Edhe Victoria Beckham, si shumë të tjerë, ka festuar ditëlindjen e saj në kushtet e karantinës. Ajo ka mbushur 46-vjeç, në rezidencën e saj në Cotswolds, pranë njerëzve të dashur të familjes. Stilistja ka ndarë disa foto pranë David dhe vajzës, teksa fryn qirinjtë e tortës.

Victoria gjithashtu organizoi një ‘festë virtuale ’me shokun e saj DJ Fat Tony në Instagram.

Tony luajti këngët e saj të preferuara në mënyrë që fansat të mund të argëtoheshin së bashku me stilisten. Victoria është shprehur se kjo ishte një ditëlindje e çuditshme, por ndihet mirënjohëse që njerëzit e saj të dashur gëzojnë shëndet të plotë.