E ftuar në emisionin “Rudina”, pasditen e sotme, blogerja shqiptare Marigona Nila Xhaferri, apo sicc njihet me emrin Ninna, ka treguar se përtej Instagramit, jeta ka sfida të saj. Ninna ka kaluar 3 aborte sponante ndërsa sot është shtatzënë për herë të katërt. Edhe kësaj here, blogerja është përballur me Covidin, por për fat të mirë e ka kaluar.
“Të gjithë të shohin në Instagram sa bukur je, më shohin në përditshmëri, ti nuk mund të tregosh se çfarë problemi ke, se ça je duke vuajtur apo çfarë ke vuajtur. Një nga shtatzënitë ka qenë jashtë mitre, pra jo në vendin e duhur dhe u desh të kryej operacion. Pastaj kam pasur edhe dy aborte spontane. Shikoja miqtë përreth, që nuk i kishin ndodhur probleme të tilla dhe thosha: Përse mua? Ishte Besi, bashkëshorti im që më tha se duhej të flisja, të tregoja për problemin tim. Dhe në fakt kur fola kuptova që kishte shumë vajza të tjera që vuanin nga e njëjta gjë. Tani në pandemi nuk e kisha pritur fare, por erdhi dhe shkoi mirë”- tregoi Ninna.









