Që Damiano është njeriu i surprizave kjo nuk është më një sektre. Me lojën e tij brenda ‘Big Brother’ dhe me ato çka tha pasi doli, ai ka bërë bujë në media të ndryshme. Por kësaj here, ka qenë ai që ka marrë një surprizë të fortë. Damiano ka zbuluar se ka një motër 18-vjeç, të cilën janë munduar ta mbajnë larg nga ai. Ai e ka marrë vesh ekzistencën e saj, vetëm falë telefonatës së vajzës. Ja çfarë shkruan ai në rrjetet sociale.
“Ky bb nuk ka pas vetem ane negative per mua. Do tju tregoj dhe dicka shume te bukur. Ne momentin qe sapo dal jashte, me pret makina nga produksioni DHE me sendet e mia. Dhe marr telefonin e hap. As 10 minuta me vone me vjen nje telefonat. Degjohet nje ze vajze qe me thote : “Une e di qe ti je i tronditur, e di qe nuk eshte momenti i duhur per te thene kete gje. Por une jam motra jote, qe jane munduar 18 vjet te na mbajne larg njeri tjetrit ”
Une zbulova dicka qe gjithe jeten time e kam ndier. Sikur ate dite u lirova, eshte nje ndjesi e papershkrushme. Doja ta ndaja me ju kete gje, sepse ju keni qene me mua ne cdo hap. Dhe kjo eshte dicka e bukur, dhe dua te ndaj me ju vetem gjerat e bukura. Te ka vellai jet. Ska asgje qe na ndan nga sot e tutje. Ne cdo hap do jem me ty, dhe ti me mua”.
https://www.instagram.com/p/BVAwf5cAhIe/?taken-by=damiano.agalliu