Ketrin Gjocaj për herë të parë, e ftuar në emisionin “Historia ime” ka folur mbi divorcin nga bashkëshorti, një divorc i ndodhur vite më parë, por i vështirë për gazetaren. Ajo tregoi sesi asokohe jo vetëm duhej të përballej me një ndarje, por edhe me jetesën larg vajzës së saj, e cila u rrit në Gjermani.
“Ne kemi qenë 6-7 vjet martuar, 7 vjet të fejuar. Ajo që luajti rol në këtë mënyrë jetese të ndarë, ishte dhe largësia sepse që në ’91-shin bashkë me vajzën, me vjehrrën time, gjithë familja shkoi në Gjermani, në ato kushte që kishte Shqipëria atëherë sepse edhe ata nga ana e mamasë kishin probleme të persekutimit, të një jete me probleme në Shqipëri. Që aty filloi një gjë që nuk shkonte sepse unë isha e dashuruar me ekranin, me një familje normale”-tregoi Gjocaj duke u shprehur se me bashkëshortin vazhdon të ketë një marrëdhënie shumë të mirë, gjë që nuk ndodh me të gjitha çiftet.
Për vajzën, ikona televizive e viteve ’80 tregon se largësinë nuk e ka kaluar aspak lehtë dhe shkonte 2-3 herë në Gjermani për ta vizituar, në një kohë kur ishte problem për viza.
“Ato fillime i kam patur problem, por raporti nuk ndryshoi, ka qenë shumë i mire”-tha Gjocaj.







