Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Kur Beyoncé pret flokët, e gjithë bota sytë nga diva! 14/02/2026
Një Shën Valentin me emocione të reja për Erik Lloshin dhe gruan e tij! 14/02/2026
“Arratiset” Kristi! Banori kapërcen murin e BBVA5, rikthen “Gjestin” e sezonit të shkuar. 14/02/2026
“Po këta ç’duan bashkë?”, dashuria e Lana Del Rey që po sfidon Hollywood-in! 14/02/2026
1 milion dollarë për një foto me aktorin e njohur turk? 14/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Jetona Koçibelli, gazetarja që do të drejtojë qendrën COD!

05/09/2024
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Jetona Koçibelli, gazetarja që do të drejtojë qendrën COD!

Jetona Koçibelli, autorja, moderatorja dhe gazetarja e Top Channel, që prej shtatorit 2024 është Drejtore e Qendrës për Hapje dhe Dialog pranë Agjencisë për Dialog dhe Komunikim, Këshilli i Ministrave, Tiranë.

Koçibelli mban një Diplomë Bachelor (BA) në “Gazetari dhe Shkenca Komunikimi” (2011) dhe një Diplomë Master Shkenor (MSc) për “Marrëdhëniet me Publikun” (2016), nga Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë, Universiteti i Tiranës, Shqipëri.

Përveç arsimimit të saj formal, Jetona ka pasuruar më tej ekspertizën e saj profesionale përmes një sërë kualifikimesh të specializuara, duke përfshirë: Trajnime dhe studime të avancuara për gazetarinë investigative nga Rrjeti Ballkanik i Raportimeve Investigative (BIRN) (2015); nga Agjencia Ndërkombëtare Franceze e Lajmeve (AFP) (2010); Trajnime të fokusuara në çështjet mjedisore, nga Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) (2011); Seminare për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara mbi Konventat e OKB-së, nga Fondacioni Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar (2011); Trajnime për Promovimin e Pjesëmarrjes së Grave në Politikë përmes Mediave Sociale, nga Instituti EUNACAL (2011), etj.

Gjatë dekadës së fundit, ajo ka shërbyer si Autore, Producente, Prezantuese, Gazetare e mirënjohur për televizionet: Top Channel (2016 deri më sot), si – Autore dhe Drejtuese e Emisionit “ArtKand”, Autore e Emisionit “Exclusive”, Gazetare në Departamentin e Lajmeve; dhe në një gamë të gjerë temash kulturore; Klan (2014-2015), si – Gazetare; A1 Report (2013-2014), si – Gazetare për Zgjedhjet e Përgjithshme të vitit 2013, Intervistuese dhe Prezantuse Rubrikash; TV Channel One (2011-2013), si – Moderatore e dy Emisioneve “Profil Artisti” dhe “Rubrika e Librit”.

Për më tepër, Koçibelli është e angazhuar si Konsulente dhe Promovuese Arti, duke ofruar ekspertizën e saj të vlefshme në zhvillimin dhe kurimin e ekspozitave si – “Gruaja Horizont” (2023) dhe “Backstage Show” (2024) – dhe projekteve të ndryshme artistike. Si një estete dhe kritike arti, ajo ka një ndjeshmëri të veçantë ndaj së bukurës dhe artit. Ajo është gjithashtu njohëse shumë e mirë e kulturës, artit, letërsisë, dhe politikës shqiptare. Gjatë karrierës së saj, Jetona ka kontribuar në krijimin dhe zhvillimin e dokumentarëve historikë dhe artistikë. Ajo zotëron gjuhët angleze dhe italiane me një nivel të lartë.

Nën drejtimin e saj, sapo është hapur çelur ekspozita “Nëpër gjurmët e Tasos”, e artistit Anastas Kostandini, me pjesëmarrjen e kryeministrit Edi Rama. Ekspozita është e hapur deri më 3 tetor 2024.






ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Kur Beyoncé pret flokët, e gjithë bota sytë nga diva!
Breaking News

Kur Beyoncé pret flokët, e gjithë bota sytë nga diva!

14/02/2026
Një Shën Valentin me emocione të reja për Erik Lloshin dhe gruan e tij!
Breaking News

Një Shën Valentin me emocione të reja për Erik Lloshin dhe gruan e tij!

14/02/2026
“Arratiset” Kristi! Banori kapërcen murin e BBVA5, rikthen “Gjestin” e sezonit të shkuar.
Breaking News

“Arratiset” Kristi! Banori kapërcen murin e BBVA5, rikthen “Gjestin” e sezonit të shkuar.

14/02/2026
“Po këta ç’duan bashkë?”, dashuria e Lana Del Rey që po sfidon Hollywood-in!
Breaking News

“Po këta ç’duan bashkë?”, dashuria e Lana Del Rey që po sfidon Hollywood-in!

14/02/2026
1 milion dollarë për një foto me aktorin e njohur turk?
Breaking News

1 milion dollarë për një foto me aktorin e njohur turk?

14/02/2026
“Çike-çike”, Bebe Rexha i këndon botës shqip!
Breaking News

“Çike-çike”, Bebe Rexha i këndon botës shqip!

14/02/2026
Next Post
22 edicione TIFF, çfarë rezervon këtë vit festivali i filmit!

22 edicione TIFF, çfarë rezervon këtë vit festivali i filmit!








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera