Fotot janë hall më vete, sidomos kur shkon me pushime, por Rezarta Shkurta, Orgesa Zaimi, Olta Gixhari dhe Angela Martini janë vajza me fat. Të katërta na kanë treguar se bashkëshortët e tyre janë talent për të bërë foto duke i shkrepur pozat më të bukura.
“Ermali është bërë super fotograf, tani e bën një foto të hajrit pas 157 shkrepjesh, në krahasim me vitet e kaluara që mbushej memoria e telefonit dhe prapë se kisha 1”-është shprehur Rezarta.
Bashkëshorti i Orgesës ndërkohë me vetëm një shkrepje ka arritur të nxjerrë foton perfekte për artisten. “Këtë foto e ka realizuar im shoq. Si rrallëherë në historinë tonë, ai më bëri një foto. Big up për Mentorin, një herë po me vlerë”.
Oltës gjithashtu ia ka bërë bashkëshorti fotot e fundit gjatë pushimeve në jug ku shfaqej si sirenë mbi shkëmbinj. “Ja ç’foto të bën njeriu kur të do”-shprehet Olta.
Ndërsa Angela Martinit, bashkëshorti ia bëri foton për ta mbajtur për vete, pa e ditur se do shkrepte pozën perfekte që do të sillte më pas debat: ta postosh apo jo.
Epo me këta burra që bëjnë foto kaq të bukura, vajzat janë shumë me fat. Ne ndërkohë po mjaftohemi me fotot që na shkrepin shoqet.









