Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Djali i Aida Shtinos në listën prestigjioze Forbes, kush është Brendon Ahmeti? 07/12/2025
Ish-banorja e Big Brother bëhet nënë për herë të parë! 07/12/2025
“Mbeta pa gjysmë time”, Sheila Haxhiraj flet për humbjen e vëllait: Media ka abuzuar me lajmin! 07/12/2025
“Më ka kërcënuar”, Milaim Zeka dhe Olta Gixhari përballen “live”: Deklarata që s’i kam thënë kurrë! 06/12/2025
Fifi shpërthen në lot “live”: Çfarë keni me djalin tim? 06/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Lajme

Jodi, mungesë apo tepri? Çfarë duhet të dimë…

16/07/2018
in Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Jodi, mungesë apo tepri? Çfarë duhet të dimë…

Në trupin e njeriut ka më pak se një majë (0.00004%) lugë jod. Ky element kimik është i domosdoshëm në prodhimin e hormoneve të tiroides, që kanë një rol kyç në proceset metabolike qelizore dhe funksionet jetësore, si në rritjen dhe zhvillimin e disa organeve; në veçanti të trurit dhe SNQ-së (Sistemit Nervor Qendror). Ndaj furnizimi me jod në sasinë e duhur është shumë i rëndësishëm për organizmin e njeriut, duke nisur nga fëmijët e deri tek moshat e treta.





Sasia e jodit që rekomandohet për fëmijët është 90-120 mcg/ditë, ndërsa për të rriturit është 150 mcg në ditë. Duhet bërë kujdes që jodi të merret në sasinë e duhur, veçanërisht në periudhën e shtatëzanisë (200 mcg/ditë), si dhe gjatë ushqyerjes me gji të foshnjëve, për t’iu mundësuarnjë zhvillim normal.

Mungesa apo tepria e jodit në organizëm mund të bëhet shkak për komplikacione shëndetësore. Dy janë hormonet kryesore me bazë jodi që prodhon tiroidja, të cilat njihen si T4 dhe T3.


Mungesa e hormoneve të tiroides në organizëm shoqërohet me:

 lodhje

 përgjumje

 apati

 gjendje emocionale e rënduar

 shtim në peshë

 rrahje të ngadalta të zemrës

 lëkurë dhe flokë të thatë

 kapsllëk etj.

Pamjaftueshmëria e hormonit të tiroides te fëmijët shkakton vonesë në zhvillimin fizik dhe mendor, defekte në të folur dhe në dëgjim, ulje të përqëndrimit, vështirësi në të mësuar, paralizë etj. Ndërsa te gratë shtatzëna, mosmarrja e jodit në sasinë e duhur mund të sjellë si pasojë dështimin, lindje të parakohshme, lindje nën peshë etj. E ndryshme situata kur kemi tepricë të hormoneve të tiroides. Personat që kanë vlera të shtuara të këtij hormoni janë hiperaktivë, mendojnë dhe flasin shpejt, bëjnë veprime tepër të nxituara, janë intolerantë ndaj të nxehtit, kanë rrahje të shpeshta të zemrës, djersitje të lartë, rënie në peshë, etj.

Shqipëria është një vend i varfër me jod dhe ky është një problem për të gjithë vendin. Studimet e fundit të Institutit të Shëndetit Publik kanë treguar se më tepër se gjysma e popullsisë kanë mungesë të jodit në organizëm. Ndaj përveç ushqimeve që përmbajnë jod (prodhimet e detit,patatja, hurma, speci, domatja, etj), rekomandohet të përdoret gjithmonë kripa e jodizuar.Çrregullimet e tiroides mund të prekin të gjitha moshat, por më së shumti janë të rrezikuara ato madhore dhe kryesisht të seksit femër.

Moskurimi në kohën e duhur shoqërohet me pasoja të rënda në organizëm, deri edhe të rrezikshme për jetën. Ndaj nëse keni disa nga simptomat e lartpërmendura duhet patjetër të konsultoheni me mjekun endokrinolog për të diagnostikuar dhe mjekuar patologjitë që lidhen me tiroiden.

Prej vitesh, Spitali Amerikan i ka dhënë zgjidhje edhe rasteve më komplekse. Departamenti i endokrinologjisë ofron një gamë të gjerë dhe
të plotë ekzaminimesh për të trajtuar të gjitha patologjitë e gjendrës tiroide. Për më shumë informacion ose vizitë me një nga mjekët endokrinologë në Spitalin Amerikan 1, 2 dhe 3, kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Burimi : spitaliamerikan.com

Tags: jodiSpitali Amerikan
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore
Lajme

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore

11/11/2025
“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër
Lajme

“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër

11/11/2025
“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion
Lajme

“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion

11/11/2025
“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet
Lajme

“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet

11/11/2025
“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”
Lajme

“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”

11/11/2025
Çfarë është 17 tetori: Dita e faljes së ish-it (ose ish-es)
Lajme

Çfarë është 17 tetori: Dita e faljes së ish-it (ose ish-es)

17/10/2025
Next Post
Stresi dedikim emocionues babait për ditëlindje: Je Bibël, je Kuran, çdo fjalë…

Stresi vonon por nuk harron, reperi ka gati projektin patriotik








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera