• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Jonida Maliqi bëhet nostalgjike dhe ndan këto video plot të qeshura nga ‘Kënga Magjike 2019’

Periudha e karantinimit i ka bërë jo pak nostalgjikë të gjithë personazhet e njohur.

Jonida Maliqi ka kthyer kohën pas duke publikuar në llogarinë e saj disa video nga festivali i muzikës moderne ‘Kënga Magjike 2019’.

“Kur të kap nostalgjia. Për të gjithë ju që nuk e keni parë”, ka shkruar artistja krah postimit ku janë videot me momentet më pikante gjatë xhirimeve të Këngës Magjike.

Në këto pamje shfaqen të gjithë anëtarët e jurisë, të cilët teksa kanë dhënë gjykimin e tyre janë kapur edhe me reagime mjaft epike.

Jonida ka ndarë momente të ndryshme gjatë këtyre ditëve dhe hera herës ka kujtuar dhe temperaturat e nxehta të verës bashkë me plazhin, i cili i mungon të gjithëve këto ditë./revistawho.com