Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
1 milion dollarë për një foto me aktorin e njohur turk? 14/02/2026
“Çike-çike”, Bebe Rexha i këndon botës shqip! 14/02/2026
“Herën e parë që pashë ashensorin…”! Eleni Foureira rrëfen fëmijërinë e vështirë dhe mëmësinë 13/02/2026
Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”! 13/02/2026
Hailey Bieber e bëri lëmsh rrjetin me vetëm një fustan! 13/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Jonida Maliqi i përgjigjet ish-shoqes: Takohemi në Gjykatë

04/03/2020
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
Jonida Maliqi i përgjigjet ish-shoqes: Takohemi në Gjykatë

Koha që jetojmë i jep të drejtën çdokujt që ka një ‘Instagram’ me më shumë se 10 mijë ndjekës, të komentojë e gjykojë personazhe të njohur të jetës publike dhe të kthehet kështu në lajm. Pak rëndësi ka statusi që ka në shoqëri, apo se kë cënon. Ai/ajo po prodhon një lajm, që përkthehet në ushqim për mediat online, të cilat (përfshirë edhe ne) vdesin për tituj që kanë brenda ironi, sharje, sherr… Lajmi bëhet edhe më interesant kur në histori përfshihen individë që janë bërë të njohur prej raportit që kanë pasur me personazhin publik. Që të mos ju lodhim me teori, historia e fundit që na shtyu të shkruajmë këtë artikull është ajo e ish-mikeshës së Jonida Maliqit, e cila inatet personale me ish-shoqen vendosi për të disatën herë t’i shfryjë në publik, në një profil që numëron më shumë se 20 mijë ndjekës, për të thënë që sipas saj Jonida nuk merr vesh nga moda, që ajo ka borxhe, e të tjera si këto…
Tani edhe nëse vetë Karl Lagerfeld do ngrihej sot nga varri dhe do të na thonte që Jonida nuk merr vesh nga moda – ne nuk do ta besonim… Në më shumë se 2 dekada karrierë, ajo është artistja e vetme që nuk është kontestuar asnjëherë për shijen në të veshur, ndaj edhe ka marrë titullin e ikonës së parë të modës, nga mediat dhe të gjithë ata që konsumojnë media.
Këtë punën e borxheve e besojmë më pak, duke pasur parasysh historinë e Jonidës në biznesin e modës në Tiranë, por edhe zgjidhja ligjore që ka vendosur t’i bëjë situatës tregon që faktet janë në favor të saj. Jonida ka qëndruar e heshtur deri më sot kur sqaroi se do t’i zgjidhë gjërat në mënyrë ligjore. Ajo e ka zbuluar vetë sot këtë gjë, në ‘Instagram-in” e saj personal. “Përshëndetje të gjithëve, faleminderit për suportin. Në fakt nuk ka qenë aspak e lehtë pasi të gjithë këto situata vijnë nga njerëz që ke ngrënë bukë, i ke futur në shtëpi, por fatkeqësisht ka dhe të tillë. Megjithatë nuk i kam borxh askujt dhe çështjen po e çoj në mënyrë zyrtare dhe ligjore sepse kam prova që nuk i kam borxh askujt në jetë dhe krahas kësaj nuk mallkoj se jam nënë vetë. Nëse ke prova që të kam mallkuar ndonjëherë pse nuk i bën publike? Se ti më ke bllokuar mua, shkruan vetëm publikisht, jo personalisht. Pse ke frikë? Kam edhe unë foto, kam prova, të shkruara nga ty, e di ti”, shprehet këngëtarja e njohur.
Kujtojmë në fund se ajo që të përzien më shumë në këtë histori është që një shoqe e fëmijërisë vjell vrer për vajzën me të cilën u rrit dhe ndau kohë, derisa u rrit dhe ‘vlerësoi’ që më shumë sesa shoqëria vlen lajmi, por e harroi që në fund, ajo mbetet sërish ish-shoqja e Jonida Maliqit.






Tags: gjyqJonida Maliqishoqe femijerieshpifje
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

1 milion dollarë për një foto me aktorin e njohur turk?
Breaking News

1 milion dollarë për një foto me aktorin e njohur turk?

14/02/2026
“Çike-çike”, Bebe Rexha i këndon botës shqip!
Breaking News

“Çike-çike”, Bebe Rexha i këndon botës shqip!

14/02/2026
“Herën e parë që pashë ashensorin…”! Eleni Foureira rrëfen fëmijërinë e vështirë dhe mëmësinë
Breaking News

“Herën e parë që pashë ashensorin…”! Eleni Foureira rrëfen fëmijërinë e vështirë dhe mëmësinë

13/02/2026
Hailey Bieber e bëri lëmsh rrjetin me vetëm një fustan!
Breaking News

Hailey Bieber e bëri lëmsh rrjetin me vetëm një fustan!

13/02/2026
(Nuk) paska një arsye që MC Kresha mos të bashkëpunojë me Don Xhonin!
Breaking News

(Nuk) paska një arsye që MC Kresha mos të bashkëpunojë me Don Xhonin!

13/02/2026
“Të dua”,  çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo?
Breaking News

“Të dua”, çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo?

13/02/2026
Next Post
Lule të vetmuara/ Kader pranon t’i japë palcën motrës, ja ç’do ndodhë nesër

Lule të vetmuara/ Kader pranon t’i japë palcën motrës, ja ç’do ndodhë nesër








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera