Jonida Maliqi ka vendosur që këtë verë ta shijojë vetëm. Kështu shprehet këngëtarja në një intervistë për “Pushimet on Top”, të realizuar në ambientet e Equos Resort. Në një intervistë me autoren dhe moderatoren, Ori Nebijaj, këngëtarja tregoi se aktualisht është beqare dhe këto janë pushimet e para që kalon vetëm.
“Pushimet më të mira janë me familjen. Unë gjithmonë kam pushuar me familjen. Pushime me goca, pushime dyshe jo. Treshe e lart, katërshe, (qesh) mundësisht gjinia femërore, mashkullore, por vetëm shoqëri. Në fakt mund të them që këto janë pushimet e para që unë jam vetëm. Kam nevojë t’i shijoj vetëm”, u shpreh Jonida.








