Me siguri shumë prej jush ju kujtohet ‘Dancing With The Stars’ dhe viti kur Jonida Maliqi ishte prezantuese e tij. Me një profesionalizëm që i buronte nga shpirti, ajo arriti të mbyllë me sukses rolin e saj. Por duket se jo të gjithë kanë menduar kështu, të shumtë kanë qenë ata të cilët nuk e kanë përkrahur aspak. Ditën e sotme në emisionin ‘Wake Up’ këngëtarja ka folur më tepër për këtë eksperiencë duke treguar se ajo periudhë ka qenë një luftë psikologjike.
“M’u desh të drejtoja “Dancing With The Stars”, aty ishte një luftë psikologjike e tmerrshme dhe mbaj mend shumë mirë që kisha një ankth të paparë, përpos ankthit që po provoja një fushë që nuk e kisha prekur ndonjëherë dhe gjithsesi nuk ishte synimi im për të qenë atje, por ishte thjesht një eksperiencë e re. Njerëzit nuk më përkrahen absolutisht dhe teksa lexoja mesazhet para se të dilja në skenë ka qenë një gjendje e tmerrshme psikologjike, e mbajë mend si periudhën më të errët timen dhe në atë moment vendosa që t’i censuroja komentet”, u shpreh ajo.
Së fundmi, Jonida i është kthyer pasionit të vjetër, muzikës dhe vetëm pak ditë më parë ka publikuar këngën më të re “N’errësirë”. /revistawho.com








