Jonida Maliqi nuk i është shmangur fare pyetjes për ndarjen nga Romeo dhe ka treguar me sinqeritet se nuk ka një arsye specifike që i coi tek ky vendim, por gjërat thjesht ishin zbehur.

“Ka qenë një histori shumë e bukur. Për sa kohë ishte e tillë, e ndava. Ashtu sikurse i ndodh çdokujt, që vjen një moment që gjithçka zbehet. Nuk ka asnjë arsye konkrete, më besoni. Në momentin që thjesht je në një marrëdhënie dashurie dhe vendos që të ndahesh, nuk ka asnjë dramë. Për më tepër kam arritur pjekurinë time që gjërat nuk i përjetoj më siç isha 15 vjeç. E di se çfarë dua, e di se çfarë më takon dhe e di se çfarë dua të marrë, sepse është marrëdhënie, merr edhe jep. Ne jemi ndarë si miq. Flasim dhe komunikojmë kur vjen rasti”, ka rrëfyer Maliqi në një intervistë prë ‘Prive’, duke sqaruar njëherë e mirë gjithë thashethemet që kanë qarkulluar prej muajsh.
Jonida dhe Romeo patën një lidhje romantike me uljet dhe ngritjet e veta, por prej katër muajsh i kanë dhënë fund përfundimisht./revistawho.com








