Jonida Vokshi është një nga moderatoret më simpatike të ekranit dhe po ashtu një nga aktoret më të talentuara në vend. Megjithëse shumë e ndjekur nga publiku shqiptar, Jonida ka preferuar gjithmonë që jetën private ta mbajë gjithmonë të tilë. E ftuar sot në ‘Xing me Ermalin’ bukuroshja ka dhënë një lajm të papritur, por shumë të bukur. Jonida ka rrëfyer se shumë shpejt do të martohet me Besnikun, me të cilin është njohur tek ‘O sa mirë’. “Kemi qenë shokë në fillim, më pas duke ndejtur shumë bashkë u dashuruam”. Moderatorja ka shtuar se prindërit e saj e kanë pritur shumë mirë lajmin e martesës dhe janë shumë të lumtur. Kujtojmë se Jonida Vokshi është një nga figurat kryesore të ‘Digitalb’ dhe prej vitesh drejton programe të ndryshme aty.