Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Blero thotë “po” për herë të tretë! 12/01/2026
“A do martohet më 12 gusht?”/ Megi Pojani ndërpret intervistën: Nuk duhej ta thoja këtë! 12/01/2026
Bia bën disa herë magji në BBVK? Ja të gjitha rastet që ndezën rrjetin 12/01/2026
Zarf i zi në shtëpi, Keijsi thyen rregullat e Vëllait të Madh 12/01/2026
Nicola Peltz drastike ndaj familjes Beckham, fshin çdo gjurmë të tyre në rrjetet sociale! 12/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Ju prezantojmë me një qendër estetike që i dedikohet të bukurës në çdo formë!

18/07/2019
in Breaking News, Jetë, Këshilla, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A

Tirana jonë e vogël ofron shumë, mbase aq shumë sa i tejkalon nevojat e një popullsie qe nuk kalon 1 milion banorë, e megjithatë, shpesh bëhet shumë e vështirë që të gjesh një vend ku mund të bësh veten të lumtur. Femrat janë gjithmonë në kërkim të mënyrave më të mira për t’u kujdesur për veten. Të dukurit bukur në shoqërinë moderne është një mision i fshehtë që të gjithë ia vëmë vetes. Por ndonjëherë bëhet e vështirë zgjedhja, sidomos kur vjen puna tek kujdesi për lëkurën, organin më të madh të trupit të njeriut.
Keni dëgjuar për ‘Noir Beauty’?





https://www.instagram.com/p/BxPNGRhjcTH/?utm_source=ig_web_copy_link

Mbase jo, por na besoni se nga sot nuk do e harroni këtë emër! ‘Noir’ është një oaz qetësie që e ndjen sapo hedh hapat e para tek ai. Nuk i japim këtë emërtim vetëm për shërbimet që ofron, në fakt shkon përtej tyre. Çdo detaj, nga arredimi tek përzgjedhja e shërbimeve dhe produkteve është realizuar me dashuri dhe merak si ai i nënave për fëmijët.
‘Noir Beauty’ është një qendër përkujdesi ku vëmendja përqëndrohet e gjitha tek klienti që prej momentit kur shkel për herë të parë aty e deri në vazhdim, kjo sepse e gjitha i dedikohet atyre që janë të apasionuar pas kujdesit dhe të bukurës. Kjo qendër përfshin të gjitha trajtimet e kujdesit ndaj lëkurës dhe jo vetëm. Të ndara në trajtime relaksuese dhe të thella, kjo klinikë ka arritur që me punën e vazhdueshme sistematike që prej 1 viti, të fitojë besimin e të gjithë klientëve.
Manikyr, pedikyr, masazhe qetësuese, trajtime anticelulit, trajtime nga më të ndryshmet mjekësore estetike për fytyrën në varësi të gjendjes së saj, janë disa prej shërbimeve që ofron ‘Noir Beauty’, e cila kujdeset maksimalisht që pasi të largohesh prej atje, diçka e veçantë të ketë ngelur në mendje dhe në zemër.


Po të ndalojmë tek emri i kësaj qendre, sapo e shqipton kupton se diçka fshihet pas tij. Cila është ajo nuancë me të cilën mund t’i mbyllësh sytë dhe të përfytyrosh të gjitha ngjyrat e tjera? ‘Noir’, vjen nga frengjishtja dhe kuptimi i saj është ngjyra ‘e zezë’. Në mënyrë që çdokush të definojë atë çfarë më së shumti ka nevojë, ngjyrat që i duhet të shohë tek vetja, duke u kujdesur për veten dhe të bukurën, ‘Noir’ është quajtur i tillë pikërisht për kuptimin e veçantë që mbart në vete.
Nëse një ditë do t’ju bjerë rasti të kaloni pranë kësaj qendre, sapo të trokisni edhe për pyetjen më të vogël, do ju befasojë mirësjellja e stafit i cili gjendet aty. Dr. Megi Toci MD, bën të mundur që me komunikimin miqësor çdo klient të kuptojë më së miri se çfarë i duhet më shumë, pa kaluar në trajtime që disa herë nuk janë të nevojshme. Si një ndër të paktat klinika që drejtohen nga një mjeke dermatologe, “Noir” ka mundur të bëjë diferencën me profesionalizëm.

Ajo çfarë tërhoqi vëmendjen tonë ishte mënyra se si ‘Noir Beauty’ është përpjekur me çdo kusht të plotësojë pritshmëritë e atyre që hyjnë në klinikë, me dëshirën për t’i lënë ata të surprizuar pasi të largohen.
Megjithëse ka vetëm 1 vit në treg, ‘Noir’ është një emër që premton ta ngrejë dermatologjinë dhe estetikën në një tjetër nivel. Nëse doni të ndiheni të përkedhelur nga kujdesi i veçantë i specialistëve të kësaj qendre, mjafton të shkoni atje dhe do të kuptoni se deri më tani kemi shkruar shumë pak për rezultatin fantastik me të cilin do të ‘ndesheni’ në fund./revistawho.com

Tags: beautyestetikemegi tocinoirqenderqetesuesetrajtime
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Blero thotë “po” për herë të tretë!
Breaking News

Blero thotë “po” për herë të tretë!

12/01/2026
“A do martohet më 12 gusht?”/ Megi Pojani ndërpret intervistën: Nuk duhej ta thoja këtë!
Breaking News

“A do martohet më 12 gusht?”/ Megi Pojani ndërpret intervistën: Nuk duhej ta thoja këtë!

12/01/2026
Bia bën disa herë magji në BBVK? Ja të gjitha rastet që ndezën rrjetin
Breaking News

Bia bën disa herë magji në BBVK? Ja të gjitha rastet që ndezën rrjetin

12/01/2026
Zarf i zi në shtëpi, Keijsi thyen rregullat e Vëllait të Madh
Breaking News

Zarf i zi në shtëpi, Keijsi thyen rregullat e Vëllait të Madh

12/01/2026
Nicola Peltz drastike ndaj familjes Beckham, fshin çdo gjurmë të tyre në rrjetet sociale!
Breaking News

Nicola Peltz drastike ndaj familjes Beckham, fshin çdo gjurmë të tyre në rrjetet sociale!

12/01/2026
Golden Globes 2026: Lista e plotë e fituesve
Breaking News

Golden Globes 2026: Lista e plotë e fituesve

12/01/2026
Next Post
Nëna e Luana Vjollcës fansja më e madhe e saj, e imiton deri në lëvizjet më të vogla

E lindur për në skenë, Luana Vjollca zbulon si dukej para 10 dhe 20 viteve








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera