Si gjithmonë në natën më të rëndësishme të muzikës, kishte shkëlqim dhe dështim. Megjithëse këtë vit, artistët e pranishëm ishin më të pakët në numër për shkak të pandemisë, prapë pati paraqitje që do të ishte më mirë të mos i kishim parë kurrë. Ndër to janë emra si: Harry Styles, Doja Cat, Haim, Phoebe Bridgers dhe Noah Cyrus. Komentet rreth këtyre veshjeve janë negative, madje janë bërë frymëzim edhe për meme në ‘Twitter’. Epo një farë të drejte ua japim, fundja mund të kishin zgjedhur më mirë.
Edhe në ‘Grammys 2021’ i pamë të gjitha, por komentin po ua lëmë ju pasi të shihni fotot…/revistawho.com
















