Në Tiranën tonë të zhurmshme ka disa vende, të cilat shkon për t’i vizituar dhe humbet në ngrohtësinë që të falin. E kemi fjalën për disa nga dyqanet më në zë të kryeqytetit. Dhe e dini cili është çelësi i magjisë së tyre?


Arkitektura e interierit! Sekreti fshihet në arredimin e hapësirave të çfarëdo përmase. Ato janë kaq komode, sa ta kthejnë eksperiencën e blerjeve në një moment relaksi. Mjafton të zgjasësh dorën për të marrë fustanin e preferuar dhe duket sikur është dizajnuar për ty.



Thonë se: Që të bësh një punë të mirë në interier të duhet të vësh shpirtin dhe gjithë kreativitetin në çdo detaj. Këtë e bën studio e APPA Architects, me Persida Shkrepën dhe ekipin e saj të projektimit. Ekip fantastik me energji të jashtëzakonshme dhe dëshirën e madhe që t’i sjellë klientëve të tyre frymën ndërkombëtare.



Kjo studio arkitekturore fshihet pas projekteve në bashkëpunim me studiot Italiane dhe Zviceriane të brandeve si Boggi Milano Store, Liu Jo, Twinset, Pinko etj, duke i bërë këto vitrina ndër më të bukurat në Tiranë. Me një ndërthurje të modernes dhe klasikes, ngjyrave të ngrohta dhe atyre të fuqishme, materialeve të thjeshta, por dhe shumë luksoze, Persida ka gjetur butonin magjik që shndërron çdo projekt në një krijim unik, që e bën të pashmangshme të dashurohesh. Asnjë detaj nuk është rastësor, është menduar e rimenduar deri në formën finale.



Ndihet në ajër dashuria dhe përkujdesi që përçohet në këto ambiente dhe kaq mjafton për t’i dhënë shpirt një hapësire siç i jep Ark.Persida dhe grupi i projektimit të APPA Architects./revistawho.com








