Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Luiz Ejlli rikthehet në “Big Brother”? 06/02/2026
Fabrizio Corona në telashe, “Mediaset” e padit dhe kërkon 160 milionë euro dëmshpërblim! 06/02/2026
Brooklyn nuk e lë me aq inatin për prindërit, fshin tatuazhin dedikuar të atit! 06/02/2026
Mozzik një “diss” për Mozzik dhe rrjeti shpërtheu! 06/02/2026
“Kur jam me të, jetoj”, çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Dj Gimbo? 06/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Lajme

Ju shpjegojmë ‘Dinastinë Gucci’, historia që frymëzoi filmin e Ridley Scott

21/03/2021
in Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
Ju shpjegojmë ‘Dinastinë Gucci’, historia që frymëzoi filmin e Ridley Scott

Entuziasmi për filmin e ri të Ridley Scott që mban emrin ‘House of Gucci’ ka nisur që prej ditës kur nga sheshxhirimi i tij dolën fotot e para të Lady Gagës si Patrizia Reggiani dhe Adam Driver si Maurizio Gucci.





Ne po ju sjellim një përmbledhje të historisë së vërtetë e të jashtëzakonshme të familjes ‘Gucci’.

Le ta nisim nga fillimi, me atë që i dha jetë ‘Guccit’ dhe e ka përfaqësuar për shumë vite. Ai është Guccio Gucci dhe në 1921-in, kur ishte vetëm 14 vjeç krijoi një kompani të vogël artizanale të ripërpunimit të lëkurës në Firence. Biznesi i tij u bë i famshëm me kalimin e viteve sepse prezantoi për herë të parë materiale të tilla si lino, apo bamboo dhe me to prodhoi këpucët mokasin dule krijuar G-të e kryqëzuara që u bënë të famshme shumë shpejt.


Guccio pati 5 fëmijë: Ugo, Grimalda, Aldo, Vasco dhe Rodolfo. Ky i fundit ishte më simpatiku dhe u bë shumë i famshëm si aktor me emrin e artit Maurizio d’Ancona.

Pasi Guccio ndërroi jetë, Ugo, Grimalda dhe Vasco e lanë kompaninë, ndërsa Aldo (që në film luhet nga Al Paccino dhe Rodolfo nga Jeremy Irons) e marrin në dorë dhe e bëjnë të famshëm në të gjithë botën. Këto ishin vitet kur ‘Gucci’ shkëlqeu dhe ateliet e tij u hapën në New York, Londër, Palm Beach dhe Paris.

Por kishte një problem të madh mes vëllezërve, Aldo dhe Rodolfo kishin shumë debate me njëri-tjetrin. Situata u pëkeqësua edhe më shumë nga gjenerata e tretë e familjes: tre fëmijët e Aldos, Giorgio, Paolo (që në film luhet nga Jared Leto) dhe Roberto. Po ashtu edhe fëmijët e Rodolfos, Maurizio (që luhet në film nga Adam Driver). Në 1982-in Paolo vendos të largohet dhe të lançojë  brandin e tij të pavarur duke përdorur ‘Guccin’. Ai ndalohet nga prindërit dhe largohet përfundimisht nga kompania pas disa vitesh debatesh dhe problemesh. Babai i tij Aldo, dënohet me 1 vit burg në SHBA për evazion me taksat dhe gjërat shkojnë aq keq sa gjysma e ‘Guccit’ në mesin e viteve ’80 i shitet një fondi investimesh.

Por viti që e tronditi familjen ishte 1995-a. Në 27 mars të atij viti Maurizio Gucci vritet në Milano. Ky është edhe momenti historik ku bazohet filmi i Scott. Maurizio u martua me Patrizia Reggiani (Lady Gaga në film) në 1972-in. Historia zgjati 30 vite dhe çifti pati dy vajza, Allegra dhe Alessandra, që gjithmonë kanë ndenjur jashtë vëmëndjes mediatike. Por pas kaq vitesh, Maurizio e lë Patrizian për një grua më të re, duke i thënë që po largohej për një udhëtim biznesi në Firence dhe nuk u kthye më kurrë. Patrizia, që për shumë vite e prezantoi veten si Patrizia Gucci duke i vendosur vetes mbiemrin e bashkëshortit, u arrestua si personi që kishte urdhëruar krimin.

Pas këtij momenti pema e familjes Gucci sigurisht që nuk u ndërpre. Pati disa tentativa nga pasardhës të Guccio Guccit që provuan të ndërtojnë një kompani luksoze çantash frymëzuar nga marka e famshme, por falimentuan dhe u përballën me ligjin për përdorimin e logos.

Më e reja e dinastisë është Drusilla Gucci që njihet për pjesëmarrjen në ‘Ishullin e të famshme 2021’. Ajo është vajza e Stefania dhe Uberta Gucci, stërnip i Robertos, një prej fëmijëve të Aldos. Ajo është modele dhe dashuron modën./revistawho.com

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore
Lajme

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore

11/11/2025
“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër
Lajme

“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër

11/11/2025
“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion
Lajme

“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion

11/11/2025
“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet
Lajme

“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet

11/11/2025
“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”
Lajme

“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”

11/11/2025
Çfarë është 17 tetori: Dita e faljes së ish-it (ose ish-es)
Lajme

Çfarë është 17 tetori: Dita e faljes së ish-it (ose ish-es)

17/10/2025
Next Post
Kjo frazë e Dojnës tregon se ajo paska nisur bashkëjetesën me Vlashentin

Kjo frazë e Dojnës tregon se ajo paska nisur bashkëjetesën me Vlashentin








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera