Ata janë miq të vjetër, kolegë dhe dikur edhe bashkëpunëtorë shumë të ngushtë. Po flasim për Julian Dedën dhe Ermal Mamaqin, të cilët ruajnë një raport shumë të mirë mes tyre.
I ftuar në programin “Mos i fol shoferit”, Deda ka thënë me humor se Mamaqi është aktorja e tij e preferuar femër.
Dihet që miqtë bëjnë humor mes tyre ndaj dhe Mamaqi do ta marrë me sportivitet këtë batutë të Julit.








