Justin Bieber nuk ngurron asnjë moment t’i tregojë dashurinë, partneres së tij, Hailey Bieber.
“Si mund të jesh e vërtetë dhe si vendose që unë jam i vlefshëm për të qenë bashkëshorti yt. Jam i shokuar çdo ditë, të dua zemërl, ka shkruar ai poshtë fotos së modeles.
Komenti i Bieber është kthyer menjëherë në lajm e madje ka marrë dhe pëlqimin e Jennifer Lopez.
Bieber ka treguar se me Hailey-n ka kaluar çdo moment të bukur apo të vështirë deri më tani dhe se ajo e ka ndihmuar që marrëdhënia e tyre të jetë sa më e shëndetshme./revistawho.com