Jessica Biel është me fat që ka një bashkëshort si Justin. Këngëtari e ka uruar atë për ditëlindjen e 35-të me anë të një postimi në Instagram ku shkruan: “Ti më bën të qesh. Më bën të buzëqesh. Më bën të të dua. Më bën të jem njeri më i mirë. Edhe pse nuk bëhem dot më i mirë se ty. Tani e di me siguri se është më mirë të jesh me fat sesa i mirë. Më pyet kush është mashkulli më me fat dhe do të të tregoj se e ke përballë teje. Gëzuar ditëlindjen zemra ime.”/revistawho.com