Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Konfirmoi lidhjen me Adrola Dushin, Capital T: Nuk ka qenë sekret, por privatësi! 15/02/2026
“U shite, të blenë”, Ermal Mamaqi rrëfen incidentin e papritur me Rogertin: Dil satan… 15/02/2026
Paskemi dasmë! Kida martohet këtë vit? 15/02/2026
U eliminua nga BBV, ish-banori ultimatum produksionit: Nuk më njihni mirë, publikoni votat, keni afat deri… 15/02/2026
Ledioni komentoi dashurinë dhe të gjithë pyesin: Konfirmim apo mohim për ndarje nga Sara? 15/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Juth Live Concert…magjia e skenës high-tech

10/10/2020
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Juth Live Concert…magjia e skenës high-tech

Mbrëmja e së premtes ishte e gjitha për JUTH. U mblodhën me qindra e mijra, nga e gjithë Shqipëria, në një shesh të madh, virtual , për të shijuar një koncert të munguar prej kohësh, një koncert që u organizuar për herë të parë, si eksperiencë eksluzive nga Juth by Vodafone, për të mbështetur artin  e për të kënaqur të gjithë të rinjtë me muzikën dhe artistët e tyre të preferuar, në këto kohë pandemie kur kufizimet s’të lënë hapësira argëtimi. Por ja që teknologjia mund të thyejë çdo barrierë e mund t’i lidhë njerëzit me dëshirat e tyre edhe në këto distance të dikturara. Gjithçka ndodhi në skenë, u trasmetua live stream në aplikacionin Juth App, që hapi dyert për të gjithë të rinjtë, edhe për ata që nuk janë klientë të Vodafone, sepse kjo festë muzike duhej të shijohej nga të gjithë.
Të rinjtë shijuan Kidën që e qeshur si gjithmonë, e veshur e gjitha në të zeza e me ojnat e lëvizjet, të cilat po përpiqen t’ja imitojnë gjithë funs-at, ndezi e para skenën e Juth Live Concert me këngët hit të saj, “Edhe sa”, Paranoia” e “Pishman” . Pastaj Arilena Arën, vajzën fine me sytë e bukur që solli repertorin me të cilin ka bërë dhe xhiron e botës. Takimi i ish konkurrentes së X- Factor me ish trajnerin në po atë spektakël, Alban Skënderaj ishte momenti më i bukur i këtij koncerti, të cilin moderatori Isli Islami nuk e la t’i shpëtonte nga duart, ndaj i mbajti paksa më gjatë në rrëfim, për këtë takim të bukur në skenën e “Juth Live Concert”, për miqësinë e veçantë të krijuar mes tyre, tashmë që Arilena nuk është më fëmija, siç duket në sytë e “mësues” Albanit. Pas “Nëntori 26”, “Faleminderit”, “Jetë” e  “Parajsa ime” do të ishte një tjetër moment spektakolar, kur krah Isli Islamit, Albani do të përcillte një faleminderit artistike, përmes tingujve të “Faleminderit” e fishekzjarreve që shënuan fundin e këtij projekti, të konceptuar bukur  e me stil modern, në çdo detaj nga  “Le Spot” .
Pas “Digital home concert”, ky ishte takimi i rradhës dhe jo i fundit. Juth by Vodafone do të vijojë të sjellë në Juth App evente të tjera të bukura si këto. Ka gjithmonë zgjidhje smart për të realizuar gjëra të bukura. Të tilla projekte të guximshme e inovative, bëhen të mundura kur ke në dorë teknologjinë, dhe rrjetin e cilësisë superiore, të Vodafone./revistawho.com
 





ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Konfirmoi lidhjen me Adrola Dushin, Capital T: Nuk ka qenë sekret, por privatësi!
Breaking News

Konfirmoi lidhjen me Adrola Dushin, Capital T: Nuk ka qenë sekret, por privatësi!

15/02/2026
“U shite, të blenë”, Ermal Mamaqi rrëfen incidentin e papritur me Rogertin: Dil satan…
Breaking News

“U shite, të blenë”, Ermal Mamaqi rrëfen incidentin e papritur me Rogertin: Dil satan…

15/02/2026
Në 10-vjetorin e karrierës, Kida ka një falënderim të veçantë!
Breaking News

Paskemi dasmë! Kida martohet këtë vit?

15/02/2026
U eliminua nga BBV, ish-banori ultimatum produksionit: Nuk më njihni mirë, publikoni votat, keni afat deri…
Breaking News

U eliminua nga BBV, ish-banori ultimatum produksionit: Nuk më njihni mirë, publikoni votat, keni afat deri…

15/02/2026
Ledion Liço thyen heshtjen pak para nisjes së BBV5: “Do të ndodhin për herë të parë…”
Breaking News

Ledioni komentoi dashurinë dhe të gjithë pyesin: Konfirmim apo mohim për ndarje nga Sara?

15/02/2026
Kur Beyoncé pret flokët, e gjithë bota sytë nga diva!
Breaking News

Kur Beyoncé pret flokët, e gjithë bota sytë nga diva!

14/02/2026
Next Post
Covid-19: 3 persona humbin jetën, 165 raste të reja në 24 orë

Covid-19: 3 persona humbin jetën, 165 raste të reja në 24 orë








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera