Aktorja Birce Akalay e cila u bë shumë e njohur në vendin tonë nga seriali “Dashuri bardh e zi” shpeshherë është akuzuar për operacione plastike. Aktores i janë krahasuar fotot e vjetra me ato të fundit duke e akuzuar se ka bërë hundën e mollëzat. Por Birce nuk ka duruar dot më dhe i ka mbyllur gojën të gjithëve me postimin e fundit. Në foton e postuar aktorja shfaqet në “Miss Turqia” në vitin 2004, kur fitoi vendin e tretë.
“Kjo foto është bërë në Paris në vitin 2004. Isha 20 vjeç. I përshëndes ata që thonë se kam bërë hundën dhe mollëzat”-shkruan aktorja.









