Aktori i njohur Gent Bejko ka reaguar me tone të forta pas debatit të ashpër mes Gert Ferrës dhe Laert Vasili gjatë një episodi të “Big Brother VIP”. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bejko ka shprehur mbështetje për deklaratat e Ferrës, duke akuzuar hapur Vasilin dhe duke e quajtur atë “pseudopatriot”.
“Ato që po i thotë Gert Ferra këtij Laertit janë të gjitha të vërteta,” shkroi Bejko. “Edhe pse e kanë zbuar nga Greqia, edhe pse ka ngrënë dru edhe atë tentativën për heqje nga puna. Që ta dini ju çfarë rruspie është ky pseudopatrioti. Edhe le të më kundërshtojë mua ky ‘bythka’ që na kafshonte balerinët te Dance with Me, po të dojë. Kaq kisha.”
Për të shmangur përplasjet mes ndjekësve, Bejko njoftoi se ka marrë masa për të kufizuar ndërveprimet në postimin e tij.
“Komentet po i bëj block se nuk dua as të ziheni e as të shaheni te muri im,” shtoi aktori. “Për më tepër, komente karshi meje mund të bëjnë ata/ato që më njohin, jo ata që kujtojnë se më njohin. Muri im, rregullat e mia. Ju faleminderit për mirëkuptimin.”








