E ftuar pasditen e sotme në “Ftesë në 5”, Jonida Vokshi shprehu dëshirën për t’u bërë nënë për herë të dytë. Moderatorja tregoi se ajo dhe Besniku dëshirojnë shumë një fëmijë të dytë për ta bërë Emin me motër ose vëlla, por nuk është tani koha e përshtatshme. Jonida u shpreh se ata kanë vendosur ta shtyjnë edhe pak planin për një fëmijë të dytë dhe tani për tani po fokusohen totalisht tek Emi.
Gjithashtu Jonida tha se ka qenë tepër e ndjeshme pas lindjes dhe tregoi një rast kur është mbyllur në tualet dhe ka qarë një orë rresht.
“Në fillim kur Emi erdhi në jetë kishte një lloj qetësie kur Besniku e merrte në krahë dhe pushonte, kur e merrja unë qante. Thonë që kur mamatë janë lehona kanë ndjeshmëri më të lartë. Në një situatë më ndodhi që Emi nisi të qaje dhe sapo e mori Besniku në krahë pushoi. Mamaja ime pa të keq tha që: ja pushoi në krahët e babait. Kam shkuar në banjo dhe kam qarë një orë rresht. Por kjo gjë nuk ndodh më. Emi me të dy ka momentet e veta me të dy, nuk ka më pikë xhelozie”.









