Arti është dimensioni më unik i jetës. Kështu është edhe për Olsjana Ajdinin, artisten e luleve. Së fundmi ajo ka ardhur me një ekspozitë tejet të veçantë. Veshjet popullore shqiptare të punuara me lule natyrale të thara. Lule të mbledhura cep më cep në Shqipëri. Tradita e historia kanë krijuar frymëzimin perfekt që veshjet të jenë thjesht magji. Teksa i sodit veprar e artit, sytë të shkojnë tek ajo, vepra më e madhe e bërë ndonjëherë me lule natyrale, fshati piktoresk i Dhërmiut. Më shumë se 165 mijë copëza lulesh pasqyrojnë dashurinë për natyrën, artin, të bukurën. Ekspozita është ai oazi i mrekullive, një “Lule n’art” që shpalos gjithçka që mund të dhurojë Shqipëria. Një trokitje në “Lunaria” është përqafim me artin e ky i fundit është frymëmarrje…









