E keni vënë re që Luana ka ndryshuar shumë nga 1 vit më parë? Moderatorja ka humbur plot 10 kilogramë dhe dobësimi nisi që në periudhën e izolimit. Gjatë finales së “Shiko kush luan”, Luana zbuloi se duke punuar me orare të gjata për emisionin, rrinte edhe pa ngrënë. Madje tani vazhdon të humbasë peshë pa dëshirën e saj dhe në gjithçka ka ndikuar stresi.
“Unë e kam stresin me të dobësuar. Këtë sezon jam dobësuar shumë, sepse ka qenë një nga më të vështirët, por fatmirësisht më i suksesshmi në “Shiko kush luan”. Dhe kam humbur nga vjet sivjet, plot 10 kile. Por kam përshtypjen se edhe pandemia, fakti që po qëndronim në shtëpi ka ndikuar, sepse aty fillova mora këtë pjesën e dobësimit dhe nuk po ndalem më, vazhdoj të bie pa dëshirë”-tregoi Luana.
Moderatorja tregoi gjithashtu se ka ndjenjur edhe 5 orë pa ngrënë, pa pirë e pa shkuar në tualet për shkak të xhirimeve të gjata.









