Ditën e djeshme Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez konfirmuan se ata i kanë dhënë fund fejesës së tyre pas 4 vitesh bashkë. “Ne kemi kuptuar që jemi më mirë miq dhe mendojmë të mbetemi kështu”-thanë ata në një deklaratë për “Today show”.
“Do vazhdojmë të punojmë bashkë dhe të mbështesim njëri-tjetrin në bizneset dhe projektet e përbashkëta. I urojmë më të mirën njëri-tjetrit dhe fëmijëve të njëri-tjetrit. Me respekt, i themi faleminderit të gjithë atyre që na kanë dërguar mesazhe dhe mbështetje”
Ndarja e çiftit vjen një muaj pas thashethemeve që qarkulluan në rrjet. Por cila ishte arsyeja e kësaj ndarje të papritur? Burime pranë J.Lo tregojnë se diva e kishte humbur besimin tek partneri.
“J.Lo ka kohë që nuk është e lumtur. Kur besimi i thyhet, nuk ka më kthim pas. Ajo ndihet mirë tani me vendimin që ka marrë dhe do të mbeten miq”-tha burimi.
Ndërsa Alex thuhet se ndonëse ka respektuar vendimin e J.Lo-s ende po shpreson që mund të ketë një rikthim.







