Sami Leka është një emër që me siguri e keni hasur kur shikoni detajet e klipeve muzikore të këngëtarëve tuaj më të dashur. Ai është editor i shumë klipeve muzikore, gjithashtu colorist shumë i aftë. Samiut i kanë besuar emrat më të njohur në Shqipëri dhe Kosovë për një sërë klipesh muzikore që prej 2006-ës. Ai renditet mes profesionistëve më të paguar në fushën e editimit të projekteve muzikore. Është vlerësuar me shumë çmime kombëtare dhe ndërkombëtare. Duke nisur nga i pari që mori në ‘Netët e Klipit Shqiptar’ në 2006-ën, si “Best Graphic Designer”. Suksesi i atëhershëm e ndoqi edhe në vazhdim, pasi u vlerësua edhe me shumë çmime në vitet që pasuan, në po të njëjtin organizim, por jo vetëm.
Samiu e nisi punën e tij me artin që në ‘Akademinë e Arteve’ ku u nominua si studenti më i mirë, duke renditur një nga punimet e tij artistike mes më të mirëve. Puna e tij u përfshi edhe në arkivën e institucionit, një arritje kjo e rrallë për një student. Duke u rritur dhe më pas duke ndjekur ‘Artet e Bukura’, kultura ndaj artit pamor ia bëri atij më të lehtë paralelen në artin vizual kinematografik. Metamorfoza e montazheve të videove të tij merr rrjedha dhe dinamika të pa kufizuara në kohë sepse mbështeten në mendim llogjik , historinë ,dialogun, muzikalitetin dhe imazhin. Gjithashtu një tipar dallues i tij është explorimi dhe kombinimi i montazhit duke ndërthuar konceptin e të gjithë kuadrit vizual mbi atë të formave dhe veprimeve sepse në fund të fundit i gjithë montazhi është art.
Çmimi i parë që mori në 2006-ën, e bëri atë inspirim për shumë artistë. Dhe ajo që tregon sa serioz dhe i aftë është në punën që bën, është edhe fakti që shumica e artistëve me të cilët ka bashkëpunuar i kanë kërkuar të punojnë sërish edhe për projekte të tjera në vitet që kanë kaluar. Syri i tij artistik dhe përkushtimi që bën në punë, është ajo që e diferencon. Eksplorimi i montazhit nëpër dimensione të tjera e kanë bërë Lekën një ndër më të talentuarit e kësaj fushe ku individualiteti i tij është sa i kuptueshëm dhe hera herës i pa cënueshëm.
Projekti i tij i parë i rëndësishëm ishte klipi “Përse me mua”, i realizuar në 2006-ën kur edhe u vlerësua me çmimin e parë në grafikë në ‘Netët e Klipit’. Përveç bashkëpunimit me artistë, Leka ka realizuar video edhe për Ministrinë e Telekomunikacionit, ‘Pika’, ‘Kuju Studio’ dhe ka punuar me disa televizione në realizim spotesh dhe reklamash.
Në 2003-in ai filloi të punojë me kohë të pjesëshme në ‘BBF’ dhe aty nisi karriera e tij. Që prej asaj kohe, Leka nuk ka ndaluar së punuari me editime dhe projekte muzikore që sot janë këngët më të dëgjuara, ose dikur kanë thyer rrjetin.
Leka ka punuar mbi 5000 video muzkore dhe ka fituar rreth 40 çmime. Ai është vlerësuar me çmime në ‘Netët e Klipit shqiptar’ për disa vite me radhë, duke nisur nga 2006-a e deri në 2020-ën. Në këto vite, Leka ka marrë çmime, ose është nominuar në disa kategori. Po ashtu ka marrë disa çmime në ‘Video Fest Award’ dhe ‘Zhurma Show’.

Në një kohë kur tregu shqiptar është i tejmbushur me persona që bëjnë punë të tilla dhe bashkëpunojnë ose përpiqen të lidhen me artistë të ndryshëm, Leka bën diferencën me eksperiencë dhe me portofolin e punëve të tij ndër vite. Klipet muzikore janë art më vete dhe të punosh me to nuk është aspak e lehtë, pasi produkti duhet të jetë cilësor në konceptim e në zbatim që të marrë vëmendjen e publikut. Rrugën drejt kësaj e ka gjetur pikërisht ky editues.
Sami Leka ka numrin më të madh të bashkëpunimeve në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi.
“Netët e klipit Shqiptar”
Ingrit Gjoni “Përse me mua” – Best Graphic, 2006;
– Irma Libohova “Preke Hundën” – Best Graphic, 2007;
– Vagabondi “Nënat Shqiptare” – Best Video/First Prize, 2007;
– Alban Skënderaj “Larg dhe afër” – Best Video/ First Prize, 2008;
– Ingrit Gjoni “Vitamina” – Audience Award, 2008;
– Shota Baraliu “Adonis” – Best Editing, 2009;
– Blero Ft Zajmina “Veç Ti” –Best Production, 2010;
– Big Basta “Bohu gati” – Best Video Music Hip Hop, 2010;
– Stine Ft Ingrit Gjoni “Relax” – Audience Award, 2011;
– Poni “Fjala ime është kënga” – Best Video for the Albanian Folk Music, 2012;
– Leonora Jakupi “Iluzion” – Media Award, 2012;
– Aurela Gaçe “Tranzit” – Best Video/ First Prize, 2012;
– Çiljeta Ft Ingrit Gjoni “Mike dhe Rivale” – Best Production, 2012;
– Leonora Jakupi “Vajza e Kojshisë” – Best Video/First Prize, 2014;
– Anxhela Peristeri Ft. Marcus Markado “Bye Bye” – Best Editing, 2015;
– Rozana Radi “Për me pas një roze” –Best Video/First Prize, 2016;
– Ingrit Gjoni ft. Gjeto Luca – Best Production, 2017;
– Gena “Shqiponjë e lirë” – Best Production, 2020;
– Aurela Gace “Veten dua gjallë” – Best Video First Prize 2020. /revistawho.com







