Kim Kardashian nuk i kanë bërë fare përshtypje kritikat e ish–bashkëshortit të saj Kanye West. 41-vjeçarja u shfaq provokuese në Instagram duke postuar disa foto të reja ku kishte veshur një body të zi të ngushtë që i theksonte format dhe i nxirrte në pah belin e hollë. Ndërkohë së fundmi Kanye shpërtheu me kritika ndaj kampanjave promovuese të Kim duke i quajtur si ‘tepër të seksualizuara’. Në një paraqitje në Fox News, ai tha se industria e modës ka kërkuar të seksualizojë ish-gruan e tij pavarësisht arritjeve të saj. Megjithatë, Kim e injoroi dhe vazhdoi të dukej joshëse në imazhet e reja.
View this post on Instagram








