Një peshë e madhe u hoq nga supet e Kim Kardashian vetëm disa orë përpara se të prezantonte shfaqjen “Saturday Night Live”, teksa Kanye i ka kthyer të gjithë kasetën e saj seksuale. Ylli i televiziv filloi të qante në mënyrë të pakontrolluar pasi ish-bashkëshorti i saj, Kanye West, kishte fluturuar në Los Angeles ku kishte marrë një hard disk, kompjuter dhe monitor nga ish i dashuri i saj Ray J.
West filloi të marrë lëvdata nga miqtë dhe familja e Kim-it, për kthimin e kasetës së seksit që Kim kishte bërë vite më parë. “Ai ma ktheu të gjithë kasetën e seksit”, tha Kim teksa qante.
Edhe pse ajo tha se ishte ’99% e sigurt’ që nuk kishte pamje të tjera që mund të dilnin, kishte ende frikë se ish i dashuri i saj mund të kishte filmuar përmbajtje kur ajo ishte duke fjetur.
Kim paditi “Vivid Entertainment”, kompaninë që shpërndau kasetën me përmbajtje seksi vite më parë, megjithëse më vonë hoqi dorë nga padia dhe mori një pagesë prej 5 milionë dollarësh.
Duke folur në një rrëfim, Kim tha se: “për 20 vjet kjo situatë ka qenë në kokën time, ky gabim, a është vallë një gabim? Ai ishte i dashuri im prej vitesh. Ne kishim shkuar në një udhëtim, kishim filmuar një video. Është e turpshme, por nuk është gjëja më skandaloze në botë dhe askush nuk mund të më bëjë të ndihem kështu, përveç të tjerash unë jam thjesht njeri”.
Nëna e katër fëmijëve ka treguar se ‘i frikësohet’ faktit që një nga fëmijët e saj, një ditë mund të shohë kasetën.
Drama e fundit mbi kasetën e seksit erdhi 10 muaj pasi Kim pranoi se “Keeping Up With the Kardashians” nuk do të kishte qenë aq i suksesshëm nëse nuk do të ishte për gjithë atë publicitet.