Pak ditë më parë u tha se Kim dhe Kanye vazhdonin kontaktet me njëri-tjetrin e madje ekzistonte mundësia që ata të mos divorcoheshin, por ndryshe po ndodh tani
Teksa Kim ndodhej me pushime, Kanye ka shkuar në shtëpinë e tyre në Calabasas dhe ka marrë plaçkat e tij, përfshirë 500 palë atlete.
Sipas burimeve pranë dyshes, Kanye vendosi të shkojë në shtëpi për të marrë plaçkat, teksa Kim ndodhej me pushime, për të evituar përballjen me të.
Fansat vunë re se Kim e ka kthyer garderobën e Kanye-t, në garderobë të vetën.

Një tjetër burim pranë tyre tha se ata nuk flasin më me njëri-tjetrin. “Nuk kanë kontakte. Kim po fokusohet tek fëmijët dhe puna. Është shumë e zënë”-tha burimi.







