Kanye “Ye” West është fotografuar së fundmi në shoqërinë e modeles, Chaney Jones. Dyshja u pa në fillim të këtij muaji, kur dolën bashkë për darkë në Malibu.
Si fillim ishte një burim për ET që zbuloi se: “Kanye dhe Chaney po takohen me njëri-tjetrin dhe po argëtohen. Nuk është një marrëdhënie serioze, ata thjesht po argëtohen”.
Edhe vetë Chaney ndau një foto së fundmi, ku shfaqet së bashku me reperin dhe krah saj ka vendosur një ‘emoji’ zemre të zezë. Modelja ka një ngjashmëri shumë të madhe me Kim Kardashian dhe të gjithë po flasin vetëm për këtë, duke e trajtuar lidhjen e re të reperit me ironi dhe shaka. Gjithë faqja e Chaney në Instagram të kujton Kim pasi edhe pozat e saj në foto janë shumë të ngjashme me yllin e “Keeping Up With The Kardashians”.
Kanye ka qenë për disa muaj në një lidhje me Julia Fox, por romanca e tyre tashmë ka mbaruar.