Olsi Klosi, konkurrent i edicionit të fundit të “Big Brother”, pas pjesëmarrjes në lojën televizive ka marrë goxha famë. Gjatë qëndrimit në shtëpinë me kamera ai u bë i njohur sidomos për lidhjen me Fjorentinën, marrëdhënie që sot ka përfunduar. Ndërkohë ai bën një jetë rrethuar nga shumë vëmendje. Numëron mijëra ndjekës në rrjetet sociale e shoqërohet me njerëz shumë të famshëm. Me dy prej të cilave, ka konsmuar mbrëmë një darkë. Në një prej restoranteve më luksoze në qendër të kryeqytetit, Olsi ka shijuar një darkë me fruta deti në shoqërinë e Fjolla Morinës dhe Marina Farës. Këtë e zbuluam duke parë postimet e tyre dhe i kapëm mat, pasi të tre kanë publikuar pamjet e së njëjtës tavolinë, ndonëse asnjë pozë me njëri-tjetrin. Nuk dimë për ndonjë miqësi të hershme të Olsit me vajzat, por mund të jetë një miqësi e re. Ose ndoshta diçka më shumë me njërën nga të dyja, duke qenë se janë beqarë. Gjithsesi të vërtetën e dinë vetëm ata./ revistawho.com









