Vetëm 3 muaj pasi u zbuluan se ishin bashkë, Irina Shayk dhe Tom Brady i kanë dhënë fund romancës së tyre. Një burim i afërt me të dy ka konfirmuar për mediat e huaja se gjërat mes çifit kanë përfunduar. Brady dhe Shayk u fotografuan bashkë për herë të parë më 24 korrik pas një takimi të gjatë fundjavë në Los Angeles. Lidhja e tyre erdhi pas ndarjes së Brady nga Gisele Bündchen.









