Gentian Zenelaj ka treguar me anë të një videoje postuar në mbrëmje sa i emocionuar është për të bijën. Arsyeja është një xhirim në të cilin e vogla merr pjesë dhe dubla e parë e saj, e ka bërë babai Gentin të preket shumë, teksa i thotë: Babi është këtu për ty.
Ndërsa për publikun i shpreh me fjalë emocionet kështu: Dubla jote e parë o zemra ime. Sa shumë emocione kisha unë.
Genti ka treguar shpesh për të bijën dhe marrëdhënia me të është shumë speciale e kjo duket qartë. Në kaq vite karrierë, nuk dimë nëse Genti ka qenë ndonjëherë më i emocionuar se në këtë xhirim të së bijës, rrethuar nga atmosfera festive./revistawho.com
https://www.instagram.com/p/CXrO8YtoZbP/?utm_source=ig_embed&ig_rid=ad5da06b-29d0-41bb-9e36-9b4540573da8








