• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Kardashian humbasin “anëtarin” e familjes: Do të na marrë shumë malli

Khloe Kardashian ka humbur një “mike”, atë që ajo e quan “fëmijën e saj të parë”, labradorin e saj të zi, Gabbana. “Mbrëmjen e kaluar Gabbana ime e dashur ndërroi jetë. Ajo ishte më shumë se një kafshë shtëpiake. Ajo ishte fëmija im i parë, shoqëruesja dhe mikja ime. Ajo ishte e mrekullueshme.” – ka shkruar Khloe. Por humbja e qenushes së tyre ka prekur shumë edhe Kendall.  “Do të më marrë malli për puthjet e tua Gooby ” – ka shkruar ajo. Ndërkohë Kim duket se nuk ka qenë kaq e lidhur me të, pasi nuk ka ende asnjë reagim mbi humbjen e qenushit që ka jetuar për 14 vite me to. Midis ndjekësve që u kanë shprehur keqardhjen vajzave për humbjen e “mikeshës” së tyre, ka qenë dhe make-up artisti i familjes Kardashian, Mario.
“Joooo, më vjen shumë keq” – ka shkruar ai.