Scott Disick së fundmi u vizitua tek një psikoterapist për të hequr mallkimin e familjes Kardashian, pasi ai është i bindur se të gjithë meshkujve që lidhen me femrat e klanit Kardashian, iu ecën ters. Në një intervistë të dhënë së fundmi, reperi 26-vjecar është shprehur se po e shijon daljen e tij nga Kardashian/Jenner falë ndarjes nga Kylie në fillim të muajit maj. “Të qënurit në një marrëdhënie publike si ajo, është shumë e vështirë që njerëzit të vënë re aftësitë tuaja”, ka thënë ai. “Ajo ka lënë në hije talentet e mia dhe shumë gjëra për të cilat kam punuar shumë”.