Kate Middleton është nisur për në maternitet në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme. Lajmin e ka bërë të ditur familja mbretërore nëpërmjet një postimi në “Twitter”.
Kate është në muajin e nëntë të shtatzënisë dhe duket se është çështje orësh ardhja në jetë e fëmijës së tretë për çiftin mbretëror. Ata kanë vendosur të mos japin informacion mbi gjininë e fëmijës apo emrin e tij në qoftë se është menduar paraprakisht./revistawho.com