Gjatë muajit gusht, këngëtarja e njohur Katy Perry u bë nënë për herë të parë. Ajo dhe partneri i sai pritën një vajzë, të cilën vendosën ta quajnë Daisy Dove Bloom. Këngëtarja është treguar mjaft e rezervuar pas lindjes, duke mos publikuar foto të vetes apo vogëlushes. Ditën e djeshme Katy ka patur ditëlindjen, megjithatë nga fotot e publikuara nga paparaci nuk duket aspak si e tillë. Ajo është shfaqur me rroba shtëpie, duke shëtitur qenin. Veshja e saj ka treguar se Katy nuk ka mundur të vijë akoma në formë pas lindes, megjithatê ajo i është përkushtuar vajzës duke ‘hequr dorë’ përkohësisht nga vetja.








