Këngëtarja, Katy Perry ka gati surprizën e rradhës për fansat e saj. Bëhet fjalë për një konkurs kërcimi ku nëqoftëse shpalleni fitues, mund të jeni pjesë e videoklipit të saj të rradhës “Swish, swish”. Ajo kërkon dikë që t’i përshtatet videoklipit, mbi të gjitha që të dijë të kërcejë mirë. Të gjitha aftësitë e juaja duhet të shpalosen në një video 30-sekondëshe. Këngëtarja gjithashtu shton: “E gjitha çfarë duhet të bëni është të jeni funny, të çuditshëm dhe të bëni lëvizje të papara. Më pas videon postojeni në “Instagram” në hashtagun #Swishswishchallenge.”