Sapo 3 çiftet u futën në shtëpinë e madhe të Big Brother, ndryshuan strategjitë mes çifteve të vjetër.
Kei është përplasur disa herë ashpër me Danjelin, megjithatë ajo gjeti Fotininë për të rregulluar situatën.
“Thuaj atij ‘kopilit’ të vogël mos të më ofendojë më”, i thotë Kei-Fotinisë. Vajzat bisedojnë më pas për përplasjet dhe në fund bëjnë “paqe”.
“Do t’i thuash edhe Danjelit, po u sollët mirë për kokë të vëllait, ty të kam pikë të dobët. Vetëm të mos luajë me mua dhe do të kënaqeni”, i thotë Kei. Ato bien dakord për ato që folën dhe më pas përqafohen.
Kei flet edhe me Danjelin më pas, duke bërë paqe edhe me të.