• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Keisi prek me dedikimin për Stresin: Zemra ime është gjithmonë me ty

Prej disa muajsh reperi Stresi po vuan dënimin në burg dhe duket se këto kohë më së shumti e ka ndjerë mungesën partnerja e tij, Keisi. Megjithatë ata të dy janë mësuar ta përjetojnë dashurinë në distancë, duke qenë se Keisi jeton në Kanda prej vitesh. Pavarësisht kësaj, ajo nuk harron asnjë ditë ta kujtojë partnerin e saj përmes fotografive apo dedikimeve të veçanta. As ditën e sotme, në festën e ‘Shën Valentinit’, nuk kishte si të mungonin disa fjalë dashurie nga ana e partneres së reperit.

“Gëzuar ‘Shën Valentinin’ shpirti im! Kudo nëpër botë të jemi, zemra ime është gjithmonë me ty. Nuk është e rëndësishme të festojmë sot, sepse çdo ditë për ne është ‘Shën Valentin’. Distanca të bën të vlerësosh atë që ke dhe ta mbash përgjithmonë! Siç thotë edhe Shpresa Lushaj, sot dashuria është në fluturim nga Toronto në Shqipëri e anasjelltas. Të dua!”, – ka shkruar Keisi bashkangjitur një fotoje shumë romantike të të dyve.

Partnerja e Stresit ka thënë se mezi pret ditën që do bashkohet me reperin për të organizuar edhe ceremoninë e martesës. /revistawho.com