Është mbajtur këtë fundjavë që lamë pas një eveniment i veçantë që tashmë është kthyer në traditë e mbahet vit për vit. Po flasim për “Miss Bjeshkën”. Nëse jeni mësuar me Miss-et e holla, me fustanet plot shkëlqim, vajzat që konkurrojnë për “Miss Bjeshka” janë shumë më ndryshe.

Ato konkurrojnë me veshje tradicionale të krahinave të tyre, flokët me të njëjtin model e shami në kokë. Nuk ka bikini dhe skena me drita ama ka vajza shqiptare po aq të bukura. Kurorën e “Miss Bjeshka” këtë vit e fitoi Luljeta Dekaj nga Hoti.








